Flash News

Bota

Irani qorton ambasadoren italiane në lidhje me arrestimin e një iraniani të kërkuar nga SHBA-ja

Irani qorton ambasadoren italiane në lidhje me arrestimin e një

Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ambasadoren italiane në Teheran të premten, për të protestuar në lidhje me ndalimin e një shtetasi iranian të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij të dyshuar në sulmin vdekjeprurës me dronë kundër forcave amerikane, raporton Reuters.

Të enjten, Italia veproi ngjashëm duke e thirrur në takim protestues ambasadorin iranian në Romë, në lidhje me arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, e cila u ndalua në Teheran më 19 dhjetor derisa po punonte me vizë gazetareske.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Iranit “i bëri thirrje Italisë të mos e përdor politiken amerikane pengmarrëse – e cila është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, posaçërisht me të drejtat e njeriut – dhe ta lirojë sa më parë [Mohammad] Abedinin dhe ta parandalojë dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe”, raportuan mediat shtetërore në Iran.

Të enjten, Ambasada iraniane në Romë tha se autoritetet iraniane janë duke ia ofruar Salas të gjithë kujdesin e nevojshëm humanitar, dhe për herë të parë, e lidhën rastin e saj me atë të Abedinit.

 

Të fundit