Flash News

Bota

Ish-futbollisti i Real Madridit pëson goditje në tru

Ish-futbollisti i Real Madridit pëson goditje në tru

Ish-futbollisti i njohur Royston Drenthe, i cili ka luajtur për Real Madridin, Feyenoordin dhe kombëtaren e Holandës, është shtruar në spital pas një goditjeje në tru. Lajmin e konfirmoi klubi holandez FC De Rebellen përmes një postimi në Instagram.

38-vjeçari u ndje keq të premten e kaluar dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Sipas njoftimit të klubit, Drenthe “po trajtohet me kujdes dhe ndodhet në duar të sigurta”. Familjarët dhe të afërmit e tij shprehin shpresën për një rikuperim të shpejtë dhe të plotë.

Ish-futbollisti i Real Madridit pëson goditje në tru

Të fundit