Flash News

Bota

Ish-kryeministri britanik flet për pandeminë: Duhet një strategji globale mbi vaksinimin

Ish-kryeministri britanik flet për pandeminë: Duhet një strategji

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe kryetari ekzekutiv i Institutit për Ndryshimin Global, Tony Blair, ka bërë thirrje për krijimin e një strategjie vaksinimi të koordinuar globalisht, duke thënë se bota tani ka një mundësi për të marrë mësime nga vaksinat e hershme.

Sipas Blair, ndërsa shumë vaksina po arrijnë miratimin e rregullatorit dhe vaksina të reja po vijnë për të trajtuar variante të reja, bota duhet të jetë e përgatitur, pasi kufijtë e mbyllur nuk janë të qëndrueshëm në periudhën afatmesme ose afatgjatë.

 Ai sygjeron krijimin e një strategjie të koordinuar globalisht të vaksinave, duke sjellë së bashku përfaqësues nga shkenca, mjekësia, industria farmaceutike, prodhimi, financuesit, shpërndarja dhe logjistika për të shqyrtuar mënyrën e përshpejtimit të prodhimit të vaksinave dhe mbikëqyrjen e alokimit dhe proceseve të prokurimit me qeveritë.

“Me një valë të re vaksinash, ne kemi një mundësi për të mësuar nga fillimet e vaksinave të hershme", tha Blair.

Të fundit