Flash News

Bota

Ish-kryeministri i Pakistanit qëllohet me armë gjatë një tubimi

Ish-kryeministri i Pakistanit qëllohet me armë gjatë një

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan u qëllua me armë gjatë një tubimi ku merrte pjesë. Ai mbeti i plagosur, ndërsa autori nuk është identifikuar ende, shkruan CNN.

Plumbi e preku Khan në këmbë dhe gjendja shëndetësore nuk është serioze. Ish-kapiteni i kriketit pakistanez po trajtohet në Lahore.

Më 21 tetor, Komisioni Zgjedhor i Pakistanit (ECP) rekomandoi që Khan të skualifikohej nga mbajtja e postit politik për pesë vjet, një veprim që ka të ngjarë të përshkallëzojë më tej tensionet politike në vend.

Ndërsa lexoi rekomandimin, shefi i ECP Sikandar Sultan Raja deklaroi se Khan u skualifikua për përfshirje në "praktika korruptive".

Komisioni tha se vendimi i tij bazohej në arsyetimin se Khan kishte "bërë deklarata të rreme" në lidhje me deklaratën e shitjes së dhuratave të dërguara atij nga udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe Dubai gjatë kohës që ishte në detyrë, një shkelje që është e paligjshme sipas kushtetutës së vendit.

Të fundit