Flash News

Bota

Ish-kryeministri japonez qëllohet me armë zjarri gjatë një fjalimi

Ish-kryeministri japonez qëllohet me armë zjarri gjatë një

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua teksa po mbante një fjalim në kuadër të fushatës në perëndim të vendit.

Një zyrtar, Makoto Morimoto tha se Abe kishte kaluar arrest kardiak dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Kryeministri Fumio Kishida e quajti sulmin me armë një "akt të urryer".

“Aktualisht mjekët po bëjnë gjithçka që munden, në këtë moment. Unë shpresoj dhe lutem që ish-kryeministri Abe t'i mbijetojë kësaj", tha ai.

Abe ishte në Nara duke bërë fushatë përpara zgjedhjeve të së dielës për dhomën e lartë të Japonisë dhe po mbante një fjalim. Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes autorin. Sulmi ka tronditur një vend që ka disa nga ligjet më të rrepta të kontrollit të armëve në botë.

Abe, 67 vjeç, dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2020 pas disa problemeve shëndetësore.  Në atë kohë, ai u tha gazetarëve se ishte "shkatërruese" të linte të papërfunduar shumë nga qëllimet e tij.

Burimi: Euronews

 

Të fundit