Flash News

Bota

Ish-portieri i Arsenalit humb jetën në aksident në moshën 48 vjeçare

Ish-portieri i Arsenalit humb jetën në aksident në moshën 48

Ish-portieri i Arsenalit, Alex Manninger, ka vdekur në një aksident në moshën 48-vjeçare.

Ai luajti për Arsenalin për pesë vjet, midis viteve 1997-2002, duke i ndihmuar të fitonin Premier League dhe Kupën FA nën drejtimin e Arsene Wenger në sezonin 1997/98.

Ekipi austriak tha: “Ne vajtojmë ish-portierin tonë Alexander Manninger, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me makine. Pusho në paqe, Alexander.”

Përveç Arsenalit, Manninger luajti edhe për klube në Itali, Gjermani dhe Spanjë, duke përfshirë Juventusin, Augsburgun dhe Espanyol.

Ai bëri 64 paraqitje me Arsenalin midis viteve 1997 dhe 2002, përpara se të luante në Serie A, me klube si Fiorentina, Siena dhe Juventus, Bundesligën austriake me Red Ball Salzburg dhe Bundesligën gjermane, me FA Augsburg.

Të fundit