Flash News

Bota

Ish-presidenti Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuza penale

Ish-presidenti Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuza penale

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shpallur fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

Kjo është hera e parë që një ish-president ose në detyrë i SHBA-së dënohet për akuza penale.

Të enjten, 12 anëtarë të jurisë së Nju Jorkut njëzëri ranë dakord që Trump falsifikoi të dhënat e biznesit për të fshehur një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels për të ndikuar në konkursin e 2016-ës.

Vendimi erdhi pas rreth një ditë e gjysmë diskutimesh.

Ndërsa lexoheshin vendimet, Trump qëndroi i heshtur dhe i qetë. Por ish-presidenti foli me gazetarët jashtë sallës së gjyqit, duke e quajtur gjyqin një "gjyq të montuar, të turpshëm" dhe duke thënë se "vendimi i vërtetë" do të jepet në ditën e zgjedhjeve.

Ekipi ligjor i Trump sinjalizoi se do të apelonte dënimin.

Të fundit