Flash News

Bota

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dënohet me një vit burg

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dënohet me një vit burg

Një gjykatë franceze dënoi të enjten me një vit burg ish-presidentin Nicolas Sarkozy për financim ilegal të fushatës elektorale të 2012-ës. Vendimi erdhi gjashtë muaj pasi Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion në një gjyq të veçantë.

Sarkozy, i cili shpenzoi gati dyfishin e limitit ligjor për një mandat të dytë në detyrë, nuk ishte i pranishëm në gjykatën e Parisit për shpalljen e vendimit.

Një seri tubimesh zgjedhore të stilit amerikan bënë që gatura përfundimtare të shkonte 42.8 milion euro, gati dyfishin e kufirit ligjor prej 22.5 milion euro.

Rasti njihet si çështja Bygmalion, sipas emrit të firmës së marrëdhënieve me publikun që krijoi një sistem faturash të rreme për të maskuar koston reale të ngjarjeve.

Prokurorët kërkuan një dënim me një vit burg, gjysma e tij me kusht, për ish-presidentin. Ai pritet të apelojë dënimin. Sarkozy udhëhoqi Francën nga viti 2007-2012 dhe ruan ndikimin midis konservatorëve pavarësisht problemeve të tij ligjore.

Burimi: France 24

Të fundit