Flash News

Bota

Ish-presidenti i Brazilit në arrest shtëpiak pas një postimi në rrjetet sociale

Ish-presidenti i Brazilit në arrest shtëpiak pas një postimi

Ish-presidenti i Brazilit është në arrest shtëpiak ndërsa është në gjyq për dyshime për komplot për të organizuar një grusht shteti.

Të hënën, Gjykata Supreme e vendit urdhëroi Jair Bolsonaron të qëndrojë në shtëpi dhe policinë të sekuestrojë të gjitha telefonat celularë në pronën e tij pasi ai shkeli kufizimet ligjore që e ndalojnë atë të përdorë mediat sociale. Prokurorët akuzojnë politikanin e krahut të djathtë se drejton një organizatë kriminale që komplotoi për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2022 dhe për të vrarë Presidentin Lula dhe një gjyqtar të Gjykatës Supreme, shkruan Sky News. 

Ai akuzohet gjithashtu për përdorimin e mediave sociale për të inkurajuar Donald Trump të ndërhyjë në çështjen e tij.
Sipas kufizimeve të reja të së hënës, vizitorët e autorizuar për të parë Bolsonaron nuk do të lejohen të regjistrojnë politikanin ose të postojnë në emër të tij.

Vendimi erdhi pasi 70-vjeçari përdori kanalet e mediave sociale të bijve të tij për të folur me mbështetësit gjatë një tubimi në Rio de Janeiro të dielën.

Nëpërmjet telefonit celular të të birit, ai u tha protestuesve: "Mirëdita, Copacabana, mirëdita Brazili im, një përqafim për të gjithë, kjo është për lirinë tonë."

"Mungesa flagrante e respektit ndaj masave paraprake ishte aq e dukshme sa djali i të pandehurit, senatori Flavio Bolsonaro, vendosi ta hiqte postimin në profilin e tij në Instagram, me qëllim fshehjen e shkeljes ligjore", shkroi gjykatësi në vendimin e tij të së hënës.

'Pa kufizime!'

Avokatët e Bolsonaros thonë se ai do të apelojë kufizimet e reja dhe fjalët e tij nuk mund të "konsiderohen si injorim i masave paraprake ose si një akt kriminal".

Flavio Bolsonaro pretendoi në X se Brazili "është zyrtarisht në diktaturë" pas arrestit shtëpiak të të atit.

"Persekutimi i de Moraes kundër Bolsonaros nuk ka kufij!" shkroi senatori.

Javën e kaluar, zoti Trump përdori gjyqin e Bolsonaros, të cilin ai e përshkruan si një "gjueti shtrigash", për të justifikuar vendosjen e tarifave prej 50% ndaj Brazilit.

Të fundit