Flash News

Bota

Ish-presidenti rus ‘kërcënon’ Evropën: Mos harroni! Luftërat ekonomike shndërrohen në të vërteta

Ish-presidenti rus ‘kërcënon’ Evropën: Mos harroni!

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, deklaroi se Perëndimi i ka shpallur një luftë ekonomike Rusisë, në lidhje me sanksionet e rënda financiare që janë vendosur ndaj Moskës, si reagim për pushtimin e Ukrainës.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Rusisë, Dmitrov Medvedev, i është kundërpërgjigjur ministrit rus duke ‘kërcënuar’ se lufta ekonomike për të cilën ai flet, mund të shndërrohet edhe në një luftë të vërtetë.

“Sot një ministër francez ka thënë se i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë. Kujdesuni për gjuhën tuaj, zotërinj! Dhe mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërroheshin në të vërteta”, shkruan ish-presidenti rus në Twitter.

Të fundit