Flash News

Bota

Ishin nisur nga Libia drejt Italisë/ Mbytet një anije, humbin jetën 43 emigrantë

Ishin nisur nga Libia drejt Italisë/ Mbytet një anije, humbin

Të paktën 43 migrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën, ndërsa 84 të tjerë u shpëtuan pas mbytjes së anijes në brigjet e Tunizisë, tha Gjysmëhëna e Kuqe tuniziane ditën e sotme. Anija ishte nisur nga brigjet veriperëndimore të Libisë për në Itali.

"Marina shpëtoi 84 migrantë dhe 43 të tjerë u mbytën në një anije që u nis nga Zuëara e Libisë drejt Evropës," tha zyrtari i Gjysmëhënës së Kuqe Mongi Slim.

Që nga viti 2014, më shumë se 20,000 migrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën në det, ndërsa përpiqeshin të arrinin në Evropë nga Afrika.

Kontrabandistët dërgojnë gomone pa standarde me migrantë që shpresojnë të arrijnë brigjet evropiane për të kërkuar azil. Shpesh ka ndodhur që gomonet të jenë mbytur, duke u marrë jetën dhjetëra emigrantëve.

Pothuajse 19,800 emigrantë kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit, ndërsa vitin e kaluar  shkruan rreth 6,700, sipas shifrave të ministrisë së brendshme italiane.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit