Flash News

Bota

Ishin nisur nga Maroku, 3.000 klandestinë mbërrijnë në Spanjë

Ishin nisur nga Maroku, 3.000 klandestinë mbërrijnë në
Foto ilustruese

Rreth 6,000 migrantë nga Maroku mbërritën në enklavën Spanjolle të Ceutës, raporton Euronews. Në anije kishte burra, gra dhe fëmijë.

Të paktën 1,500 nga ata që kanë kaluar në Ceuta, një qytet me 85,000 banorë që është i ndarë nga Maroku nga një gardh 10 metrash, dyshohet të jenë adoleshentë.

Autoritetet thonë se kalimet filluan në 2 të mëngjesit në zonën kufitare të Ceuta të njohur si Benzu dhe u pasuan nga qindra njerëz pranë plazhit lindor të Tarajal.

Emigrantët e jashtëligjshëm u kontrolluan nga mjekët e Kryqit të Kuq para se të dërgoheshin në një qendër pritjeje. Ata u arrestuan kur hynë në Spanjë, tha një zëdhënës i policisë të hënën. Muajin e kaluar, rreth 100 migrantë notuan në Ceuta në grupe prej 20 deri në 30. Shumica u dëbuan përsëri në Marok.

Të fundit