Flash News

Bota

Ishte dënuar me mbi 8 vite burg, gjykata në Moskë refuzon apelin e kritikut të Kremlinit

Ishte dënuar me mbi 8 vite burg, gjykata në Moskë refuzon apelin

Gjykata në Moskë hodhi poshtë një apel kundër dënimit me tetë e gjysmë burg të kritikut të Kremlinit, Ilya Yashin, të dhënë vitin e kaluar sipas ligjeve ruse të censurës gjatë kohës së luftës.

Yashin, 39 vjeç, u dënua në dhjetor për përhapjen e informacionit "të rremë" në lidhje me vrasjen e pretenduar të civilëve nga ushtria ruse në qytetin Bucha në periferi të Kievit pranverën e kaluar.

Përpara vendimit, Yashin i tha gjykatës se: "Kam takuar shumë vrasës, përdhunues dhe grabitës në burg, të cilët morën dënime më të vogla për krimet e tyre", sipas faqes së pavarur të lajmeve Mediazona.

Ai është një nga qindra figurat kundër luftës që përballet me burgime të gjata pasi Rusia miratoi legjislacionin që ndëshkon çdo kritikë për pushtimin e Ukrainës.

"Ky ligj është i pavlefshëm dhe është antikushtetues," tha Yashin në seancën e apelit. "Në fakt, ai paraqet një ndalim të paligjshëm për mosmarrëveshjet publike me pozicionin e zyrtarëve rusë në lidhje me luftën që Presidenti Putin filloi kundër Ukrainës."

Të fundit