Flash News

Bota

Ishte vaksinuar në maj, por u infektua nga Covid-19, kryeministri i Luksemburgut përfundon në spital

Ishte vaksinuar në maj, por u infektua nga Covid-19, kryeministri i

Kryeministri i Luksemburgut është dërguar në spital "si një masë paraprake" një javë pasi doli pozitiv me Covid-19.

Sipas një deklarate qeveritare Xavier Bettel u shtrua në spital dhe po i nënshtrohej testeve të mëtejshme.

48-vjeçari filloi një periudhë izolimi 10-ditore në 27 qershor, më pak se 48 orë pas një samiti evropian në Bruksel ku u takua me udhëheqësit e tjerë të BE.

Ai vuante nga simptoma të lehta si ethe dhe dhimbje koke.

 Xavier Bettel mori një injeksion të parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj.

Luksemburgu, një vend me 630,000 banorë i vendosur midis Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës, ka përjetuar një rritje të infeksioneve për 10 ditët e fundit.

Vendi ka parë gjithsej 71,031 raste COVID dhe 818 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Të fundit