Flash News

Bota

ISU pezullon sportistët rusë dhe bjellorusë nga të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit

ISU pezullon sportistët rusë dhe bjellorusë nga të gjitha

Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit (ISU) pezulloi sot sportistët rusë dhe bjellorusë nga pjesëmarrja në të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ata do të ndalohen të marrin pjesë në kampionatet e ISU dhe ngjarje të tjera, tha ISU në një deklaratë.

"Këshilli ISU ripohon solidaritetin e tij të plotë me anëtarët e ISU-së në Ukrainë, Federatën Ukrainase të Patinazhit të Shpejtë dhe Federatën Ukrainase të patinazhit artistik.

Këshilli i ISU do të vlerësojë mundësitë për ndihmë të shpejtë humanitare për anëtarët e tij ukrainas të ISU", thuhet në deklaratë, raporton CNN.

Organi drejtues tha se pezullimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Të fundit