Flash News

Bota

Italia ashpërson masat, kryeministri Conte: Do ndalohet lëvizja në disa rajone, mbyllen qendrat tregtare dhe argëtuese

Italia ashpërson masat, kryeministri Conte: Do ndalohet lëvizja

Italia ka ashpërsuar masat për të frenuar përhapjen e COVID-19. Kryeministri Giuseppe Conte tha se në rajonet që janë më të goditura do të ndalohen udhëtimet dhe do të  rikthehet ora policore. Ai bëri me dije se do të mbyllen qendrat tregtare dhe të argëtimit, lokalet e basteve dhe video-game, muzetë dhe ekspozitat. Gjithashtu  u parashikua mundësia e transferimit 100% të mësimit online për shkollat ​​e mesme.

“Rastet e Covid po rriten gjithandej. Brenda një kornize globale, BE është një nga zonat më të prekura nga ndikimi i valës së dytë. Në javët e fundit, rritja e rasteve të Covid ka qenë 150 infeksione për çdo 100 mijë banorë dhe gjithashtu në vendin tonë situata po përkeqësohet, ringjallja e virusit ka çuar në një shumëfishim të konsiderueshëm të infeksioneve.

Duke u nisur nga situata veçanërisht kritike në disa rajone ne jemi të detyruar të ndërhyjmë. Ne jemi të vetëdijshëm për zhgënjimin dhe zemërimin e qytetarëve që e gjejnë veten duke jetuar me kufizime të reja. Ne i dimë pasojat që kufizimet do të kenë në situatën ekonomike”, u shpreh Conte.

Të fundit