Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëve, bllokadë detare në Mesdhe

Qeveria e djathtë ekstreme e Italisë kërkon të ngrejë një bllokadë detare kundër migrantëve të Mesdheut. Si pritet të ndryshojë politika e migracionit në BE?
Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re Giorgia Meloni, që vjen nga skeptri i djathtë ekstrem premtoi që të ndërpresë pak a shumë rrymat e migracionit që vijnë në Itali nga Afrika e Veriut, nëpërmjet detit. "Ne propozojmë krijimin e një bllokade detare, sepse siç e kemi shpjeguar me mijëra herë, kemi të bëjmë me një mision të përbashkët europian me shtetet e Afrikës Veriore, për të ndaluar së bashku tregtinë e mishit të bardhë dhe për të krijuar në territorin afrikan qendra që të vihen nën administrimin e përbashkët. Atje duhet të bëhet kontrolli i kërkesave për azil në BE dhe duhet të merret vendimi se kush ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare dhe kush jo”, pati thënë Giorgia Meloni në një video të partisë së saj, Vëllezërit e Italisë.
Nuk është e qartë çfarë nënkuptohet me bllokadën detare, mendon studiuesi i migracionit Christopher Hein, që jep mësim në Universitetin LUISS në Romë. "Kjo gjuhë është një dëshmi e qartë që tregon drejtimin që pritet të marrë politika e migracionit dhe azilit,” i tha Christopher Hein revistës së specializuar "Migazin".
Drejtoresha e Këshillit Europian të refugjatëve (ECRE), Catherine Woollard, e dëgjon po ashtu me skepticizëm deklaratën e kryeministres së re italiane. "Ndalimi komplet i migracionit nuk është as i mundshëm, as është në interes të Italisë. Ne mund të presim që të merren masa dhe të organizohen aktivitete të diskutueshme. Që tani ka pasur sinjale se sërish do të përqendrohen tek ardhja e anijeve shpëtuese, i tha Catherine Woollard Deutsche Welles në Bruksel.
Mbyllja e porteve nuk është politikë migracioni
Në vitet 2018 dhe 2019, ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini nga partia populiste e djathtë, Lega, i mbylli përkohësisht portet e Italisë për anijet e shpëtimit që kanë në bord migrantë, të cilëve u është mbytur anija në det.
Lega e Salvinit është tani pjesë e qeverisë së koalicionit ekstrem të djathtë të Romës. Megjithatë Giorgia Meloni nuk i dha Salvinit postin që donte për t‘u kthyer në krye të ministrisë së Brendshme. Ai u servir duke iu dhënë posti i ministrit të Transportit.
Ministri i ri i Brendshëm, që është përgjegjës për migracionin është një mik i ngushtë i Salvinit. Matteo Piantedosi nuk ka shprehur deri tani të ketë pikëpamje aq radikale sa Salvini, por drejtimin që do të marrë politika e migracionit e ka dhënë shefja e tij gjatë fushatës elektorale: "Në Itali ne duam të zbatojmë parimin e thjeshtë, që në këtë vend mund të futesh vetëm me rrugë ligjore. Rrymat e migracionit në vendin tonë nuk duhet të drejtohen nga kontrabandistët ose më keq akoma, nga ata që duan të destabilizojnë kombin tonë dhe Europën.” Vetëm tetë për qind e migrantëve, pretendon Meloni në videon e saj, kanë të drejtë për azil. Pjesa tjetër janë djem të rinj, që duan të punojnë në Itali.
Qeverisë së re në Itali do t‘i duhet të përballohet shpejt me realitetin e migracionit, mendon eksperti i migracionit të Të Gjelbërve në Parlamentin Europian, deputeti Erik Marquardt. Kriminalizimi i aksioneve të shpëtimit në det dhe mbyllja e porteve nuk do t'i sjellë përfitim të madh Giorgia Melonit, thotë Erik Marquardt: "Unë mendoj se ajo do e shohë shumë shpejt se 90 për qind e njerëzve që vijnë në Itali, vijnë pa ndonjë ndihmë nga anijet e shpëtimit në det. Kjo do të thotë se shpëtimi detar nuk është kushti që dikush të vijë në Itali, kushti është që sa më shumë prej tyre mblidhen në Libi, aq më shumë vijnë në Itali.”
"Italia përfiton nga migrantët"
Përveç kësaj, argumenton deputeti europian i Të Gjelbërve, edhe Italia përfiton nga migracioni. "Shumë sektorë, si ai i bujqësisë në Itali funskionojnë vetëm sepse aty punojnë njerëz që futen në vend edhe në mënyrë jo të rregullt, një pjesë punojnë madje në kushte çnjerëzore. Prandaj unë mendoj se në publik mund të bëhen pretendimne të caktuara, por kur vjen puna në praktikën e qeverisjes, do arrihet të kuptohet pa humbur kohë se populizmi i fushatës zgjedhore nuk kontribuon që Italia t'i ketë punët më mirë.”
Shumica e 65 mijë njerëzve që kanë mbërritur në Itali këtë vit me rrugë detare, nuk do të përfundojnë në sistemin italian të azilit, por do të shkojnë më në veri. Kjo dukuri e vazhdimit të migracionit në një vend tjetër, ka të bëjë edhe me rrymat e tjera të migracionit nëpërmjet Greqisë ose Ballkanit.
Vetëm kështu shpjegohet pse pjesa më e madhe e kërkesave për azil në BE, nuk shtrohen në vendet mesdhetare Itali ose Greqi, por në Gjermani.
Politika europiane e migracionit nuk do të bëhet më e thjeshtë
Në nivel europian, Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare kërkojnë po ashtu si kryeministrja e re e Italisë, mbrojtje më të madhe të kufijve të jashtëm, që do të thotë ngritjen e pengesave për futjet ilegale. Edhe ideja, për të bërë përpunimin e kërkesave për azil në kampet e çfarëdollojshme të ngritura jashtë BE-së, ka shumë përkrahës. Vetëm se zbatimi në praktikë i tyre nuk është bërë deri tani. Edhe shpërndarja e azilkërkuesve nga Italia apo Greqia në vendet e tjera anëtare ka dështuar deri tani me kundërshtimin që i ka bërë Polonia, Hungaria dhe vendet e tjera.
Pikërisht me qeveritë e djathta nacionale të Polonisë dhe Hungarisë kërkon të bashkëpunojë më shumë qeveria e djathtë e Italisë. Si do të ndikojë kjo në politikën e migracionit, është e vështirë të parashikohet. "Nuk mund të parashikohet çfarë efekti do të ketë në nivel europian. Kjo varet nga disa faktorë, të cilët nuk i dimë akoma", i tha Deutsche Welles, Drejtoresha e Këshillit Europian të Refugjatëve Woollard. Ajo mendon se e goditur rëndë nga kriza ekonomike, Italia do të jetë e gatshme të bëjë kompromise në politikën e migracionit dhe refugjatëve, në mënyrë që të sigurojë sërish para nga BE, mes të tjerash nga paratë e rimëkëmbjes të dhëna për Coronën.
Mision i ri europian në Mesdhe?
Por bashkëpunimi nuk do të jetë aq i thjeshtë sa me qeveritë e mëparshme, mendon deputeti i gjelbër europian, Marquardt. "Me Italinë puna është se me siguri nuk do të jetë më partner shumë konstruktiv. Kjo është pengesë për ndarjen e përgjegjësive në Europë, gjë që na duhet në Bashkimin Europian.”
Në deklaratën e saj qeveritare, Georgia Meloni njoftoi ditën e martë (25.10) se në vend të bllokadës detare, Italia mund të ringjallë edhe "Misionin Sofia”, për të mbikqyrur Mesdheun nga njësitë marinare të Bashkimit Europian. Meloni tha se ajo do të flasë për këtë në BE. Në vitin 2019, "Mision Sofia" u mbyll nga Italia, sepse vendet e tjera të BE-së nuk donin ta ndjenin veten të detyruar për të marrë njerëzit e shpëtuar nga "Sofia” dhe për t'i shpërndarë ata në të gjithë BE-në./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38