Flash News

Bota

Italia bënë të detyrueshme lejen shëndetësore Covid-19 për të hyrë në bare, restorante dhe muze

Italia bënë të detyrueshme lejen shëndetësore Covid-19

Një leje shëndetësore Covid-19 do të kërkohet për të vizituar një sërë vendesh në Itali, duke përfshirë bare dhe restorante. Qeveria njoftoi se kjo masë do të hyjë në fuqi nga 6 gushti.

Kjo leje do të jetë e detyrueshme edhe për të hyrë në pishina, palestra dhe salla sportive, ngjarje sportive, koncerte, panaire dhe vende kulturore duke përfshirë muzetë, kinematë dhe teatrot. Klubet e natës nuk janë përfshirë në këtë masë dhe do të qëndrojnë të mbyllura për momentin.

Pasaporta shëndetësore do të vërtetojë se personi ose ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, është rikuperuar nga sëmundja ose është testuar dhe ka dalë negativ për 48 orët e fundit.

Kryeministri Mario Draghi tha se "leja e shëndetit është një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre me garancinë për të mos patur kontakt me njerëz të infektuar". Miratimi i këtij vendimi ka sjellë tensione brenda shumicës qeveritare.

 

Të fundit