Flash News

Bota

Italia dëbon 30 diplomatë rusë, arsyeja lidhet me "sigurinë kombëtare"

Italia dëbon 30 diplomatë rusë, arsyeja lidhet me

Italia ka dëbuar 30 diplomatë rusë për arsye "sigurie kombëtare", tha sot në Berlin ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Vendimi "i marrë në marrëveshje me partnerët e tjerë evropianë dhe atlantikë" ishte i nevojshëm për "arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare, në kontekstin e krizës aktuale që rezulton nga agresioni i pajustifikuar kundër Ukrainës nga Federata Ruse", tha Di Maio.

Gjithashtu shtoi se Italia është e disponueshme për të vepruar si një garante e sigurisë dhe paqes në Ukrainë dhe se do të bëjnë gjithçka që duhet për këtë çështje, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmi erdhi menjëherë pasi Danimarka dëboi 15 oficerë të dyshuar të fshehtë të inteligjencës ruse, të cilët pretendonte se vepronin si diplomatë.

Të fundit