Flash News

Bota

Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Mario Draghi i dorëzon presidentit dorëheqjen

Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Mario Draghi i dorëzon

Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen si kryeministër italian, duke e futur vendin në muaj trazirash dhe duke dobësuar lidershipin e Evropës në një kohë kritike, raporton Politico.

Zyra e Presidentit Sergio Mattarella njoftoi lajmin të enjten në mëngjes pasi të dy zyrtarët u takuan në pallatin presidencial. Vendimi i Draghit për t'u dorëhequr erdhi pasi ai nuk arriti të fitonte mbështetjen e partnerëve të tij të koalicionit në një votëbesim në parlament.

Zgjedhjet e parakohshme tani pritet të mbahen në vjeshtë.

Draghi i tha Dhomës së Ulët se do të dorëzonte dorëheqjen. Ai u prit me duartrokitje të shumta nga disa në dhomë, të cilët u ngritën në këmbë.

Të fundit