All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Italia godet Shein, i vendos 1 milion euro gjobë

All - Paragraf - 1

Italia godet Shein, i vendos 1 milion euro gjobë

Autoriteti italian i konkurrencës (AGCM) vendosi një gjobë prej 1 milion eurosh (1.16 milion dollarë) ndaj Shein, të themeluar në Kinë, të hënën, për mashtrimin e klientëve në lidhje me ndikimin mjedisor të produkteve të tij.

All - Paragraf - 3

Ky është sanksioni i dytë financiar i Shein nga një autoritet evropian i konkurrencës në pak më shumë se një muaj, pasi Franca gjobiti kompaninë me 40 milion euro më 3 korrik për zbritje të rreme dhe pretendime mashtruese mjedisore.

Gjoba italiane iu vendos Infinite Styles Services Co. Limited, një kompani me seli në Dublin që operon faqen e internetit të Shein në Evropë, pas një hetimi nga AGCM të nisur shtatorin e kaluar.

Në një deklaratë, Shein tha se ka bashkëpunuar plotësisht me AGCM dhe ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për të adresuar shqetësimet e ngritura.

AGCM tha se mesazhet e qëndrueshmërisë mjedisore dhe përgjegjësisë sociale në faqen e internetit të Shein "ndonjëherë ishin të paqarta, të përgjithshme dhe/ose tepër emfatike, dhe në raste të tjera të lëna jashtë dhe mashtruese".

Të fundit