Flash News

Bota

Italia kërkon të zgjasë ligjin për furnizimin ushtarak në Ukrainë përgjatë 2023-shit

Italia kërkon të zgjasë ligjin për furnizimin ushtarak

Qeveria e Italisë do të kërkojë të zgjasë ligjin që parashikon të ndihmojë Ukrainën me pajisje ushtarake gjatë gjithë vitit 2023-shit, tha ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.

Roma aktualisht mund të dërgojë ndihmë në Ukrainë pa kërkuar autorizim parlamentar në bazë të një dekreti që skadon në fund të vitit.

“Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të propozojë të rinovojë të njëjtën kërkesë, duke e shtrirë atë për të gjithë vitin 2023”, tha Crosetto, shkrujnë mediat e huaja.

Ai tha se Italia do të vazhdojë furnizimin me armë "në kohën dhe mënyrat që ne do të pajtohemi me aleatët tanë në Atlantik dhe me Kievin".

Giorgia Meloni, kryeministrja e re italiane, kohët e fundit ka kërkuar të afirmojë mbështetjen e saj për Ukrainën, pavarësisht se aleatët politikë në qeverinë e saj të koalicionit kanë lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

Të fundit