Flash News

Bota

Italia "mbërthehet" nga i nxehti ekstrem, një i vdekur

Italia "mbërthehet" nga i nxehti ekstrem, një i vdekur

Një valë vdekjeprurëse e të nxehtit ka prekur në Italinë. Sipas meterologëve i nxehti këtë javë mund të thyejë rekorde, me temperatura që parashikohet të kalojnë 45 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.

Si pasojë e vapës, tanimë ka vdekur një person.

Një punëtor 44-vjeçar vdiq në spital të martën pasi u rrëzua në anë të rrugës në qytetin verior italian të Lodit.

Temperaturat e larta, të cilat shtrihen në pjesë të Evropës, shkaktohen nga një “kupolë nxehtësie” – e krijuar kur një zonë me presion të lartë qëndron mbi të njëjtin vend për një periudhë të gjatë kohore, duke bllokuar ajrin e nxehtë poshtë.

Temperatura shumë të larta në Italinë qendrore dhe jugore parashikohen të premten, kur kryeqyteti mund të ketë temperatura rekord midis 40 dhe 45 gradë Celsius (104 deri në 113 Fahrenheit).

Të fundit