Flash News

Bota

Italia tjetër paketë ndihme, cilët janë sektorët që do të përfitojnë fondin prej 8 miliardë eurosh

Italia tjetër paketë ndihme, cilët janë sektorët

Qeveria italiane ka miratuar një tjetër paketë ndihme prej tetë miliardë eurosh, për të ndihmuar sektorët më të prekur nga pandemia.

Sektorët kryesore që do të përfitojnë janë kryesisht turizmi, sporti, ata që merren me shitjen e pronave të paluajtshme, si dhe artistët dhe të punësuarit në sektorin e artit.

Gjithashtu parashikohet ndihmë edhe për forcat ushtarake e policinë. Mbështetja financiare parashikohet të jetë 1 mijë euro për çdo punonjës.

Dekreti i ri “Ristori Quater” pritet të publikohet nesër në Fletoren Zyrtare. Disa ditë më parë Italia lehtësoi masat anti-covid në të paktën 5 rajone.

Të fundit