Flash News

Bota

Italia përfshihet nga moti i keq, regjistrohen 7 viktima

Italia përfshihet nga moti i keq, regjistrohen 7 viktima

Italia është përfshirë nga reshje dhe përmbytje masive. Moti i keq ka shkaktuar 7 viktima, shkruajnë mediat vendase.

Një viktimë është regjistruar në Bettolelle, katër në Ostra, një në Trecastelli dhe një në Barbara. Në këtë komunë rezultojnë ende persona të zhdukur.

"Mbrojtja civile, vullnetarëy, zjarrfikësit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke punuar”, deklaroi Luigi D'Angelo i Departamentit Kombëtar të Mbrojtjes Civile.

Ai theksoi se angazhimi është maksimal. Lumi Misa në provincën e Ankonës, ka dalë nga shtrati mëngjesin e sotëm.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë. Shumë rrugë nuk janë të kalueshme.

 

Të fundit