Bota

Italia rikthen masat kufizuese, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00

Italia rikthen masat kufizuese, baret dhe restorantet do të mbyllen pas

Italia ka vendosur të rikthejë një pjesë të masave kufizuese si pasojë e shtimit të rasteve me Covid-19.

Kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur dekretin për masat e reja anti-COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 26 tetor dhe dhe do të qëndrojnë të paktën deri më 24 nëntor.

Sipas këtij vendimi, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. I njejti vendim vlen edhe për palestrat, kinematë dhe kalcetot, ku nuk do të lejohen as grumbulimet e njerëzve në vende të hapura dhe të mbyllura.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Itali u shënuan mbi 19 mijë raste të reja me Covid-19, dhe ndërruan jetë 151 persona.

Ditari politik

Të fundit