Flash News

Bota

Italia shënon rekord rastesh me covid-19 që prej fillimit të pandemisë

Italia shënon rekord rastesh me covid-19 që prej fillimit të

Italia ka shënuar rekord infektimesh nga covid -19 në 24 orët e fundit.

Mediat vendase raportojnë se pas kryerjes së 198,952 testimeve, janë konfirmuar rreth 25 mijë raste pozitivë, shifra më e lartë e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe, u regjistruan 2005 viktima duke e çuar në 37,905 numrin e personave të vdekur nga virusi.

Kujtojmë, se Italia ka shtrënguar masat anti-covid, por janë shoqëruar e protesta dhe përplasje me policinë në disa qytete të Italisë.

Të fundit