Flash News

Bota

Iu injektoi ajër pacientëve dhe i la të vdekur, dënohet me vdekje infermieri në SHBA

Iu injektoi ajër pacientëve dhe i la të vdekur, dënohet me

Infermieri Wiliam George Davis është dënuar me vdekje, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 4 pacientëve në një spital në Texas.

Mediet e huaja raportojnë se Davis iu injektoi ajër pacientëve të cilët ishin duke u shëruar në spital, pas sëmundjeve në zemër. John Lafferty, Ronald Clark, Christopher Greenway dhe Joseph Kalina pësuan probleme neurologjike, të cilët i sollën dëme të parikuperueshme duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

George Davis ishte personi i fundit që kishte qenë me pacientin përpara se gjendja shëndetësore e viktimës të përkeqësohej. Ndërkohë gjykata solli prova se teksa fliste me ish-gruan e tij, Davis pohonte se do të bënte gjithçka që t’i mbante pacientët shtruar sa më gjatë, në mënyrë që të fitonte më shumë lekë.

Një pulmonolog i tha jurisë së gjykatës, se gjatë kontrollit të analizave ai kishte konstatuar se pacientët nuk kishin vdekur nga presioni i lartë i gjakut. Në imazhet e trurit të viktimave, pulmonologu pohon se janë gjetur gjurmë ajri në arteriet e trurit.

Të fundit