Flash News

Bota

‘Izolohet’ Rusia, pas Facebook, ndalon edhe Twitter e YouTube

‘Izolohet’ Rusia, pas Facebook, ndalon edhe Twitter e YouTube

Pas lajmeve se ka ndaluar Facebook-un, Rusia ka vendosur të bllokojë gjithashtu edhe aksesin në Twitter dhe YouTube.

Agjencia e lajmeve Tass thotë se mbikëqyrësi i medias ruse Roskomnadzor ka kufizuar aksesin në Twitter dhe agjencia e lajmeve Interfax tha më herët se shërbimi ishte bllokuar.

Një mesazh është shfaqur në faqen e internetit të rregullatorit se qasja në Twitter ishte e kufizuar në bazë të një vendimi nga Prokuroria e Përgjithshme më 24 shkurt - ditën kur Rusia nisi pushtimin e saj.

Kompania mëmë e Facebook, Meta, thotë se Instagram dhe WhatsApp - të cilat i zotëron gjithashtu - janë ende duke punuar.

YouTube, Twitter dhe Facebook janë ndër platformat më të njohura të mediave sociale në Rusi, me dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë vendin.

Të fundit