Flash News
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Izraeli dhe Hamasi marrëveshje për të zgjatur armëpushimin, pritet të lirohen sërish pengje
Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje të minutës së fundit të enjten për të zgjatur armëpushimin e tyre gjashtë-ditor me një ditë më shumë për të lejuar negociatorët të vazhdojnë të punojnë për marrëveshjet për shkëmbimin e pengjeve të mbajtura në Gaza me të burgosur palestinezë.
Armëpushimi ka lejuar ndihmën humanitare shumë të nevojshme në Gaza pasi pjesa më e madhe e territorit bregdetar prej 2.3 milionë banorësh u pwrballwn me bombardimet e Izraelit në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës nga militantët e Hamasit më 7 tetor.
"Në dritën e përpjekjeve të ndërmjetësve për të vazhduar procesin e lirimit të pengjeve dhe duke iu nënshtruar kushteve të kornizës, pauza operacionale do të vazhdojë," tha ushtria izraelite në një deklaratë, lëshuar disa minuta përpara përfundimit të armëpushimit të përkohshëm. në orën 05:00 GMT.
Hamasi, i cili liroi 16 pengje në këmbim të 30 të burgosurve palestinezë të mërkurën, tha në një deklaratë se armëpushimi do të vazhdojë për ditën e shtatë.
"Menjëherë pas marrëveshjes, policia izraelite tha se dy sulmues palestinezë hapën zjarr në një stacion autobusi gjatë orës së pikut të mëngjesit në hyrje të Jerusalemit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur tetë të tjerë. Të dy sulmuesit u "neutralizuan", tha policia.