Flash News

Bota

Izraeli sulme ajrore në Siri, raportohet për 11 të vrarë

Izraeli sulme ajrore në Siri, raportohet për 11 të vrarë

Sulmet ajrore izraelite goditën Sirinë qendrore të në orët e vona të së martës. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA raportoi "shpërthime në Damask" shkruan AL Jazzera.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) i tha agjencisë së lajmeve AFP se të paktën 11 ushtarë pro-qeveritarë u vranë në sulmet.

Monitoruesi i luftës me bazë në Britani tha se sulmet kishin shënjestër pozicionet e forcave ajrore pranë fshatit Khirbet al-Tin në periferi të Homs, si dhe një depo armësh që i përkisnin lëvizjes libaneze "Hezbollah".

Ushtria izraelite, e cila rrallë pranon sulmet individuale ndaj Sirisë, nuk pranoi të komentonte mbi "raportet në mediat e huaja".

Që prej shpërthimit të luftës në Siri në 2011-ën, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore, duke synuar pozicionet qeveritare si dhe forcat aleate të mbështetura nga Irani. Lufta e kësaj dekade ka lënë të paktën 500,000 njerëz të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

Të fundit