Flash News

Bota

Izraeli sulmon sërish Palestinën, nuk raportohen viktima

Izraeli sulmon sërish Palestinën, nuk raportohen viktima

Ushtria izraelite ka kryer një tjetër sulm gjatë natës në Rripin e Gazës. Izraelite tha se goditi një "vend për prodhimin e armëve dhe një raketë që i përkiste Hamasit", bëjnë me dije mediat e huaja.

Sipas burimeve të sigurisë dhe dëshmitarëve në Gaza, avionët luftarakë goditën objektet në perëndim të Gazës, por nuk raportohe për viktima. Ushtria izraelit tha se sulmi ishte kundërpërgjigje ndaj balonave të zjarrit që kishte lëshuar Hamasi drejt territorit të tyre.

Sulmi i fundit vjen vetëm disa javë pasi ushtria izraelite filloi një fushatë bombardimi 11ditor në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 260 palestinezë, 66 prej të cilëve ishin fëmijë. Gjithashtu humbën jetën edhe 13 izraelitë, dy prej të cilëve ishin fëmijë.

Të fundit