Flash News

Bota

Izraeli sulmon sërish Palestinën, nuk raportohen viktima

Izraeli sulmon sërish Palestinën, nuk raportohen viktima

Izraeli ka sulmuar vendet e Hamasit në Gaza në përgjigje të balonave të zjarrit të lëshuara nga Palestina. Nuk janë raportuar viktima apo dëme nga sulmi izraelit.

Ushtria izraelite tha se ishte një vend lëshimi raketash dhe një kompleks që i përkiste Hamasit, grupit politik që qeveris Gaza-n.

Palestinezët në Gaza kanë lëshuar balona zjarri përtej kufirit, duke shkaktuar zjarre që kanë djegur fushat në Izrael, raportojnë mediat e huaja.

Balonat janë përdorur më parë në përgjigje të shtrëngimit të bllokadës së Izraelit në enklavën bregdetare, pasi u vendosën kufizime të reja gjatë bombardimeve të Izraelit në Gaza në maj.

Të fundit