Flash News

Bota

Izraeli po përgatitet për pasaportën e imunitetit Covid-19, do të pajisen personat që marrin dy doza e vaksinës

Izraeli po përgatitet për pasaportën e imunitetit Covid-19, do

Më pak se një muaj pasi morën dërgesat e para të Pfizer-BioNTech, vendi me 9 milionë banorë ka vaksinuar rreth 20% të popullsisë dhe më shumë se 72% e njerëzve mbi moshën 60 vjeç kanë marrë dozën e tyre të parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit synohet që të ketë 5.2 milion qytetarë të vaksinuar deri në Mars.

Vaksinimet, thonë zyrtarët, do të ndihmojnë vendin që gradualisht të dalë nga bllokimi i tij i rreptë dhe së shpejti me ndihmën e një dokumenti të ri: një certifikim të vaksinimit Covid-19, ose në thelb një pasaportë e imunitetit e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të kësaj jave.

E cilësuar si "broshura e gjelbër" do t'u jepet njerëzve që kanë marrë dy doza të vaksinës, shkruan cnbc.

"Ministria e Shëndetësisë do të lëshojë certifikatën e vaksinës pasi të marrë dozën e dytë", tha Ministria e Shëndetësisë e Izraelit.

"Do të hyjë në fuqi 7 ditë më vonë, pa llogaritur ditën e administrimit të vaksinës." Broshura do t'u ofronte individëve të vaksinuar liri të konsiderueshme nga kufizimet e sigurisë Covid-19.  

Të fundit