Flash News

Bota

Izraeli po zgjeron vendbanimet në Bregun Perëndimor, Kombet e Bashkuara: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

Izraeli po zgjeron vendbanimet në Bregun Perëndimor, Kombet e
Foto ilustruese

Kombet e Bashkuara akuzuan Izraelin për shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, pasi po zgjeron vendbanimet në Bregun Perëndimor, duke kërkuar që qeveria e re e vendit ta ndalojë këtë veprim menjëherë.

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres dhe i dërguari i Lindjes së Mesme të KB, Tor Wennesland raportuan mbi zbatimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit 2016 që deklaratat e vendosura nuk kanë "asnjë vlefshmëri ligjore".

Sipas Kombeve të Bashkuara, po rrezikohet mundësia e një shteti të ardhshëm palestinez. Wennesland tha se ishte "thellësisht i shqetësuar" nga vendimi i Izraelit, që miratoi një plan për të shtuar 540 njësi banimi në Jeruzalemin Lindor.

"Unë përsëri nënvizoj se vendbanimet izraelite përbëjnë një shkelje flagrante të rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe ligjit ndërkombëtar," tha i dërguari i KB.

Të dy Guterres dhe Wennesland u bënë thirrje autoriteteve izraelite që t'i japin fund shembjes së shtëpive e pronave dhe zhvendosjes së palestinezëv. Plani izraelit për të zhvendosur me forcë palestinezët nga lagjet Sheikh Jarrah dhe Silëan në Jeruzalemin Lindor shkaktoi protesta në të gjithë territoret palestineze.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit