Flash News

Bota

Izraeli pranon armëpushim me Iranin

Izraeli pranon armëpushim me Iranin

Qeveria izraelite thotë se pranoi propozimin e armëpushimit pasi "arriti objektivat" e sulmeve të saj ndaj Iranit.

Sipas deklaratës, Izraeli ka hequr kërcënimin e dyfishtë ekzistencial nga armët bërthamore dhe raketat balistike.

Në deklaratën e bërë, thuhet se forcat izraelite, në ditën e fundit, kanë "goditur rëndë objektiva qeveritare në zemër të Teheranit, duke eliminuar qindra operativë të Basij" - një milici që qeveria iraniane shpesh përdor për të shtypur protestat - dhe duke "eliminuar një tjetër shkencëtar të lartë bërthamor".

Po ashtu, qeveria izraelite ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump.

"Izraeli falënderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian", shton deklarata.

Të fundit