Flash News

Bota

Izraeli rihap kufijtë për turistët e huaj të vaksinuar pas 20 muajsh bllokim

Izraeli rihap kufijtë për turistët e huaj të vaksinuar pas

Izraeli u hap ditën e sotme për vizitorët e vaksinuar pas 20 muajsh bllokim, me hebrenjtë dhe palestinezët që mbështeten në turizëm duke shprehur shpresë që pasojat e pandemisë në ekonomi do të zbehen gradualisht.

Përpara se Izraeli të impononte të parën nga disa mbyllje në kuadër të koronavirusit, turizmi po rritej me një ritëm galopant në një rajon ku kishte vende të panumërta fetare të shenjta për myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë.

Një rekord prej 4.6 milionë vizitorë u regjistrua në vitin 2019, një rritje prej 11 për qind në krahasim me vitin 2018, duke gjeneruar të ardhura prej 7.3 miliardë dollarë, ose 1.5 për qind të PBB-së së Izraelit, raportojnë mediat e huaja.

Pavarësisht shifrave të larta rekord të transmetimit të Covid në fund të gushtit dhe shtatorit, qeveria e koalicionit të kryeministrit izraelit Naftali Bennett shmangi një bllokim të ri.

Autoritetet nisën një fushatë agresive për të vaksinuar qytetarët me një dozë përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech, e cila rrëzoi infeksionet. Izraeli ka vendosur vaksinimet në qendër të strategjisë së tij të rihapjes.

Të fundit