Flash News

Bota

Izraeli shpall non-grata Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Izraeli shpall non-grata Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së 

Ministri i Jashtëm i Izraelit thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres është "non grata" në Izrael dhe i ndalohet hyrja në vend.

Israel Katz thotë se vendimi i tij është një përgjigje ndaj dështimit të Guterres për të dënuar sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën.

Ai akuzon shefin e OKB-së se është "anti-izraelit" dhe u jep "mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve".

Dje, shefi i OKB-së dënoi "zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi" dhe bëri thirrje për një armëpushim.

Të fundit