Flash News

Bota

'Jam ende gjallë', Papa reagon me shaka pasi del nga spitali

'Jam ende gjallë', Papa reagon me shaka pasi del nga spitali

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut dhe sot ka lënë spitalin.

Papa ka bërë shaka duke u shprehur se është “ende gjallë” teksa doli nga spitali në Romë pas një qëndrimi tre-ditor, shkruan BBC.

Ai u shtrua në spitalin Gemelli në mesjavë me vështirësi në frymëmarrje dhe më vonë u diagnostikua me bronkit.

Vatikani kishte thënë se ai po trajtohej me antibiotikë dhe do të dilte të shtunën, në varësi të rezultateve të testit.

"Unë nuk u frikësova, jam ende gjallë," u tha Papa 86-vjeçar gazetarëve dhe dashamirësve të përlotur jashtë spitalit përpara se të largohej.

Ai u pa duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga makina, përpara se të dilte për të folur me një turmë. Më pas ai u nis për në Vatikan.

 

 

 

Të fundit