All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

James Rubin: Dënimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së do të ishte tragjedi

All - Paragraf - 1

James Rubin: Dënimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James P. Rubin, ka reaguar lidhur me gjyqin e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar një eventual dënim si një “tragjedi”.

All - Paragraf - 3

Gjatë një interviste në podcastin Balkans Debrief me gazetaren Ilva Tare, Rubin u shpreh se ish-krerët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, luftuan për lirinë e Kosovës dhe se një vendim i tillë do të kishte pasoja të rënda, jo vetëm për ta, por edhe për të ardhmen e drejtësisë ndërkombëtare.

“Do të ishte një plagë e madhe për sistemin ligjor dhe një humbje për të gjithë ata që në të ardhmen do të tentojnë të krijojnë gjykata ndërkombëtare. Shumë prej atyre që luftuan dhanë jetën për lirinë e vendit të tyre, dhe dënimi i tyre pa prova të mjaftueshme do të ishte një tragjedi reale,” tha Rubin, duke shtuar se shpreson që një skenar i tillë të mos ndodhë.

Rubin theksoi gjithashtu se pasojat e një dënimi të tillë mund të jenë të gjata dhe të ndikojnë mbi perceptimin e drejtësisë ndërkombëtare në rajon.

Të fundit