Flash News

Bota

Japonia bën histori, zgjedh kryeministren e parë grua

Japonia bën histori, zgjedh kryeministren e parë grua

Sanae Takaichi bëri histori, duke fituar votën parlamentare të Japonisë për t'u bërë kryeministrja e parë grua e vendit.

Takaichi mori 237 vota në raundin e parë të votimit, duke eliminuar nevojën për një balotazh në Dhomën e Ulët me 465 vende.

Fitorja e saj vjen pasi Partia Liberale Demokratike në pushtet u bashkua me Partinë e Inovacionit të Japonisë dhe thuhet se nënshkroi një marrëveshje gjatë fundjavës për të formuar një qeveri koalicioni.

Takaichi pranoi të mbështeste politikat e JIP, të tilla si një ulje e vendeve parlamentare, arsim falas në shkollën e mesme dhe një pauzë dy-vjeçare mbi taksën e konsumit të ushqimit, sipas Reuters.

Të fundit