Flash News

Bota

Jeni vaksinuar me CoronaVac? Vendet evropiane ku mund të udhëtoni lirisht

Jeni vaksinuar me CoronaVac? Vendet evropiane ku mund të udhëtoni

Në morinë e informacioneve lidhur me vaksinat antiCovid, efektet ndaj Covid-19 dhe efektet anësore që mund t’i shkaktojnë shëndetit, popullata kërkon të dijë edhe më shumë se çfarë do të ndodhë me lëvzijen e tyre pas vaksinimit.

Vaksina kineze CoronaVac përdor një mënyrë tradicionale për të luftuar viruset. Pra, injekton një virus të vdekur për të luftuar një virus tjetër. Sipas Bridge Consulting, kompani analitike me qendër në Pekin, Sinovac ka shitur të paktën 692 milionë doza në të gjithë botën, nga të cilat 107 milionë janë shitur në vendet evropiane.

Në kuadër të fushatës së vaksinimeve,edhe Shqipëria ka siguruar një sasi vaksinash Coronavac. Sipas Birdge Consulting, Shqipëria bka blerë afro 1.34 milionë doza vaksina.

Të paktën 45 shtete e njohin dhe lejojnë kalimin e udhëtarëve të vaksinuar me vaksinën CoronaVac.

Vendet e BE që e njohin vaksinën CoronaVac

Austria

Finlanda

Greqia

Islanda

Holanda

Qipro

Spanja

Suedia

Zvicra

Jeni vaksinuar me CoronaVac? Vendet evropiane ku mund të udhëtoni

Në të gjitha këto shtete, karantina për udhëtarët e vaksinuar me CoronaVac nuk është e detyrueshme. Përjashtim bën Austria e cila pavarësisht se ka të vaksinuar me CoronaVac dhe nuk e ka të detyrueshëm karantinimin për të, nuk i lejon të shkojnë në bare dhe restorante.

Të fundit