Flash News

Bota

Jep dorëheqjen kryeministri i Suedisë, pritet të nisë puna për formimin e qeverisë së re

Jep dorëheqjen kryeministri i Suedisë, pritet të nisë puna
Stefan Lofven

Kryeministri suedez Stefan Lofven dha sot dorëheqjen, duke i bërë thirrje kryetarit të parlamentit të formojë një qeveri të re. Dorëheqja e Lofven vjen një javë pasi ai u bë udhëheqësi i parë suedez që humbi votëbesimin.

Kryetari i parlamentit Andreas Norlen tani pritet të hyjë në bisedime me udhëheqësit e partive, të cilët mund të jenë në gjendje të formojnë një qeveri të re.

Mosmarrëveshjet mbi përcaktimin e qirave të banimit bënë që partia e majtë të tërhiqte mbështetjen e saj për koalicionin qeverisës. Lofven erdhi në krye të qeverisë  në janar të 2019-ës.

Në Suedi, zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të mbahen më 11 shtator 2022.

Të fundit