Flash News

Bota

Jersey sekuestron 7 miliardë dollarë në asete të lidhura me Roman Abramovich

Jersey sekuestron 7 miliardë dollarë në asete të lidhura me

Një gjykatë në Jersey ka ngrirë 7 miliardë dollarë (5.4 miliardë £) në asete të lidhura me miliarderin rus Roman Abramovich.

Asetet që synohen janë ose të vendosura në Jersey, ose në pronësi të entiteteve të inkorporuara në Jersey, tha Departamenti i Zyrave Ligjore të Jersey.

Policia kontrolloi adresat e dyshuara se ishin të lidhura me aktivitetet e biznesit të Abramavich të martën. Ishulli Jersey është një parajsë e njohur fiskale.

Abramovich ishte në mesin e një numri oligarkësh rusë të sanksionuar nga Britania e Madhe dhe BE-ja në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ai ka marrë një rol jozyrtar në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai njihet më së shumti si pronar i klubit të Premierligës "Chelsea". Klubi tani është në shitje pasi qeveria britanike futi në listën e zezë financat e tij, të cilat u përdorën për të ndihmuar në financimin e triumfeve të ekipit në fushë.

Super jahtet e lidhura me 55-vjeçarin janë ankoruar gjithashtu në Turqinë jugperëndimore, ku ata nuk do të përballeshin me sanksione. Kombet si Antigua dhe Barbuda kanë rënë dakord të ndihmojnë Britaninë të sekuestrojë jahtet në pronësi të biznesmenit.

Të fundit