All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Jeta e tij në rrezik/ Zelensky nga bunkeri: Nuk largohem nga Ukraina. Jam shënjestra e parë, më pas familja ime

All - Paragraf - 1

Jeta e tij në rrezik/ Zelensky nga bunkeri: Nuk largohem nga Ukraina. Jam

Presidenti i Ukrainës ka pranuar se ai është 'shënjestra numër një' për vrasësit rusë në kryeqytetin e tij, pasi pretendohej se çeçenëve u është dhënë një listë e zyrtarëve ukrainas për të kapur ose vrarë, raportojnë mediat e huaja.

All - Paragraf - 3

Volodymyr Zelensky, 44-vjeç, iu drejtua kombit të enjten mbrëma, në fund të ditës së parë të pushtimit rus të vendit të tij.

Ish-komediani tha se po qëndronte në Kiev, ndërsa u kërkoi bashkëqytetarëve të tij të qëndronin të fortë.

Ai tha se po fliste nga Kievi, por eleganca e pallatit presidencial ishte zhdukur prej kohësh: Zelensky, me bluzën e tij jeshile ulliri, dukej se po fliste nga një bunker.

“Unë e di se shumë keqinformime dhe thashetheme po përhapen tani”, tha ai. Në veçanti, pretendohet se jam larguar nga Kievi. Unë mbetem në kryeqytet, po rri me njerëzit e mi”, tha ai.

Zelensky shtoi se familja e tij gjithashtu po qëndron në vend - gruaja e tij Oleana, një arkitekte dhe skenariste dhe dy fëmijët e tyre, vajza Aleksandra, 17 vjeç dhe djali Kiril, 9 vjeç.

“Familja ime nuk është tradhtare, por qytetarë të Ukrainës”, tha ai, duke shtuar se nuk do të zbulonte vendndodhjen e tyre.

“Sipas informacioneve tona, armiku më ka shënuar si objektivin numër një. Familja ime është objektivi numër dy.

Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit.

 

Të fundit