Flash News

Bota

Jetonte në fermën e kanabisit me vlerë 72 mijë dollarë, dënohet me dy vite burg 27-vjeçari shqiptar në Britani

Jetonte në fermën e kanabisit me vlerë 72 mijë dollarë,

Gani Muça, një 27-vjeçar shqiptar, është dënuar me dy vite burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një dhomë të mbushur me bimë kanabisi.

Sipas mediave të huaja, Muça u arrestua më 6 qershor pasi u konstatua se ai jetonte në një vilë trekatëshe e kthyer e gjitha në shtëpi bari. Vlera e kanabisit të sekuestruar nga policia britanike arritën në 72 mijë dollarë.

Pas arrestimit, Muça u shpreh se paguhej 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar edhe një pjesë e fitimeve që përfitoheshin nga shtija e kanabisit.

Avokati i tij, Martin Marroë tha se Muça nuk ishte dënuar më herët për ndonjë vepër penale. Gani Muça u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Të fundit