Flash News

Bota

Joe Biden infektohet sërish me Covid-19

Joe Biden infektohet sërish me Covid-19

Presidenti Joe Biden eshtw infektuar me Covid-19 edhe një herë pas ditëve të njëpasnjëshme të testimit negativ për virusin, tha mjeku i tij.

Biden, 79 vjeç, nuk po përjeton simptoma të reja dhe "vazhdon të ndihet mjaft mirë", tha Dr. Kevin O'Connor në një memo të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë.

Por megjithatë ai do të "rifillojë procedurat e rrepta të izolimit", shkroi mjeku presidencial.

Biden, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy vaksina përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech, postoi në Twitter pak më parë se ai ishte asimptomatik, por do të izolohej "për sigurinë e të gjithëve përreth meje".

“Unë jam ende në punë dhe do të rikthehem në rrugë së shpejti”, thuhet në postimin e presidentit në Twitter.

 

Të fundit