Flash News

Bota

“Jo më gaz rus”, shteti i parë i BE ndërpret furnizimin nga Moska

“Jo më gaz rus”, shteti i parë i BE ndërpret

Lituania nuk do të importojë më gaz rus për të plotësuar nevojat e saj të brendshme, duke u bërë vendi i parë në Evropë që ka siguruar pavarësinë e saj nga furnizimet ruse.

I gjithë gazi natyror për konsum të brendshëm lituanez do të importohet përmes terminalit të importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në portin e Klaipeda, raporton Reuterts.

"Nga ky muaj, jo më gaz rus në Lituani," shkroi presidenti lituanez Gitanas Nauseda të shtunën në Twitter, duke thënë se vendi po prish "lidhjet energjetike me agresorin". “Nëse ne mund ta bëjmë atë, edhe pjesa tjetër e Evropës mund ta bëjë këtë”, shtoi ai.

Lituania njoftoi më parë se nuk do të lejojë asnjë import rus të LNG.

Terminali Klaipeda LNG, i quajtur Independence, u përurua në vitin 2014 për t'i dhënë fund një monopoli rus të furnizimit me gaz, të cilin presidentja e atëhershme Dalia Grybauskaite e quajti një "kërcënim ekzistencial" për vendin.

Të fundit