Flash News

Bota

"Jo pacientë me COVID nga shtete të tjera", Turqia mbyll kufijtë pas rritjes së shifrave

"Jo pacientë me COVID nga shtete të tjera", Turqia mbyll
Foto Ilustruese/ Charter

Shtimi i numrit të të infektuarve me COVID-19, si dhe përmbushja me 80% e kapacitetit të reanimacionit në strukturat e mjekësisë publike, ka bërë që Turqia të marrë vendimin për t’i thënë “Jo” trajtimit të pacientëve që vijnë nga vende të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë.

Përgjatë gjithë muajve të pandemisë kanë qenë me dhjetra pacientë ng aShqipëria të cilët janë dërguar në Turqi për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Por ne nuk kemi qenë të vetmit. Pacientë nga vende si Iraku, Gjeorgjia, por edhe Rusia, i janë drejtuar Turqisë për t’u kuruar. Përmes një urdhri, Ministria e Shëndetësisë turke ka ndaluar futjen në spitalet private me charter spitalorë të të sëmurëve deri në një vendim të dytë.

Aktualisht spitalet private janë marrë nën administrim nga shteti dhe do të përdoren si spitale COVID për qytetarët që jetojnë dhe punojnë në Turqi.

Sipas mediave turke, nëse urdhri nuk respektohet, atëherë qeveria do të aplikojë sanksione për bizneset dhe spitalet që veprojnë në kundërshtim me urdhrin që iu është shpërndarë të gjitha kompanive ajrore dhe Autoritetit të Aviacionit Civil turk.

Mbi 5500 shtrime të reja në spitale u raportuan vetëm në fundjavë, ndërkohë që kemi një rritje edhe të nurmit të viktimave si pasojë e COVID-19.

Lidhur me dërgimin e pacientëve nga Shqipëria, përgjatë 9 muajve të pandemisë janë kryer 270 fluturime charter nga vendi ynë, 200 nga të cilat drejt Turqisë.

Faturat për trajtim në spitalet turke varjonin nga 17 mijë deri në 45 mijë euro për rastet shumë të rënda.

Të fundit