Flash News

Bota

Joe Biden emëron vetëm gra në ekipin përgjegjës për komunikimin me median

Joe Biden emëron vetëm gra në ekipin përgjegjës

Për të parën herë në historinë e vendit, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris kanë përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë të ngarkuara me komunikimet median.

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Jen Psaki, e cila ishte drejtore komunikimi e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama, do të jetë sekretare shtypi dhe aktualisht është pjesë e ekipit të tranzicionit.  

 Dy ndihmësit kryesorë të shtypit për zëvendës-presidenten e zgjedhur, Kamala Harris do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne. Ndryshe nga pozicionet e kabinetit, zyra e shtypit nuk kërkon konfirmimin e Senatit.

Pas fitores së tij në zgjedhje, Biden ka zbuluar edhe rolet kyçe në administratën e shtetit. Javën e kaluar, ai tha se zgjedhja e tij është "një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer" dhe do ta mbante vendit te sigurt.

Të fundit